Francë, dështon sulmi terrorist

2017-04-19 10:23:54 CRI Komenti juaj Printoni

 

Forcat franceze të sigurisë arrestuan të martën dy të rinj, që dyshohen për kryerjen e një sulmi terrorist para raundit të parë të votimit për zgjedhjet presidenciale në vend.

Në një konferencë shtypi të martën, ministri i Punëve të Brendëshme Mathias Fekl tha se dy të arrestuarit, përkatësisht 23 dhe 29 vjeç janë me shtetësi franceze. Para vënies në pranga në Marsejë forcat e sigurisë kishin ndjekur veprimet e tyre.

Ministri Fekl theksoi se qeveria franceze do të marrë të gjitha masat për të garantuar zhvillimin e mbarë të zgjedhjeve presidenciale, duke shtuar personelin mbrojtës për kandidatët dhe selitë e partive politike.

(Zhang Yan/ Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore