OKB-ja: Rreth 900 emigrantë janë shpëtuar gjatë fundjavës

2017-04-19 09:02:49 CRI Komenti juaj Printoni

Organizata Ndërkombëtare për Migrimin (IOM) ka njoftuar se rreth 9 000 emigrantë janë shpëtuar gjatë fundjavës së kaluar.

Zëdhënësi i OKB-së Stephane Dujarriç thotë se emigrantët e shpëtuar janë kryesisht afrikanë, por ka edhe një numër të madh nga Bangladeshi.

Që nga fillimi i këtij viti 900 emigrantë kanë gjetur vdekjen në det, 90 për qind e të cilëve gjatë udhëtimit nga Libia në Itali.

IOM vlerëson se deri në 20 000 emigrantë ndodhen të ndaluar në qendrat jozyrtare të paraburgimit.

Rreth 32 800 emigrantë kanë zbarkuar që nga fillimi i vitit 2017.

Mrekulli
Lajmet Kryesore