Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj, ministri i Financave Arben Ahmetaj, ambasadorët e Gjermanisë dhe Zvicrës dhe përfaqësues të Bankës Gjermane për Zhvillim KFW, nënshkruan në Tiranë të martën marrëveshjen për bashkëpunim financiar, për programin Infrastruktura Bashkiake, 3 dhe 4. Marrëveshja parashikon investime në vlerën e 47 milion eurove, në ujësjellës kanalizime në 8 qytete. Ministri Dervishaj, tha se falë këtyre investimeve në këto zona do të zgjidhet problematika e ujit.
Bashkitë që përfitojnë, janë nga ky projekt janë ajo e Delvinës, Kuçovës, Beratit, Gjirokastrës, Lushnjës, Prrenjasit, Kamzëz dhe Librazhdit. (Eda Merepeza)