Li: Kina shpreson për një bllok europian të bashkuar, të qëndrueshëm dhe të begatë

2017-04-19 09:02:41 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri Li Keqiang deklaroi se Kina mbështet fuqimisht integrimin europian dhe shpreson për një bllok të bashkuar, të qëndrueshëm dhe të begatë.

Ai i bëri këtë komentet gjatë takimit me përfaqësuesen e lartë të BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Federica Mogherini, e cila është gjithashtu është zv./presidente e Komisionit Europian.

Li Keqiang tha se Kina është e gatshme të punojë me BE-në mbi frymën e respektit të ndërsjellë dhe ta trajtojë njëri-tjetrin si të barabartë për të çuar përpara bisedimet dypalëshe për traktatin e investimeve dhe studimin e fizibilitetit të marrëveshjes së tregtisë së lirë.

Mogherini thotë se BE-ja do të punojë me Kinën për të lehtësuar përparimin e bisedimeve për traktatin dypalësh të investimeve. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore