Bisedë telefonike mes kryeministrave të Kinës dhe Kanadasë

2017-04-19 09:02:28 CRI Komenti juaj Printoni

Të martën në mbrëmje, kryeminstri kinez Li Keqiang zhvilloi një bisedë telefonike me homologun kanadez, Justin Trudeau.

Li Keqiang u shpreh se vitin e kaluar, kryeministrat e të dy vendeve zhvilluan për herë të parë dialogun vjetor, duke nxitur zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe. Kina dëshiron të bëjë përpjekje së bashku me palën kanadeze për të shtuar shkëmbimet tregtare e investimet dhe për të forcuar bashkëpunimin në ndryshimin e klimës, të energjisë së pastër etj. Ai theksoi se Kina shpreh shpresën që Kanadaja do të lirojë kufizimet e eksportit të produkteve me teknologji të lartë të Kinës, në favor të rritjes së barabartë të tregtisë dypalëshe.

Nga ana e tij, Justin Trudeau u shpreh se Kanadaja i kushton shumë rëndësi bashkëpunimit miqësor me Kinën dhe dëshiron të zgjerojë shkëmbimet tregtare e bashkëpunimin aktual dypalësh për të dhënë kontribut për përballimin e sfidës globale e për paqen e zhvillimin e botës. (Fani/ Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore