Shangai mbledh prodhuesit botërorë të automjeteve

2017-04-19 20:09:09 CRI Komenti juaj Printoni

 

Gjigantët e prodhimit të automjeteve kanë shfaqur modelet e fundit në Panairin e automjeve të këtij viti në Shangai.

Prodhuesit më në zë, përfshi Ford, Volkswagen dhe Toyota, si dhe prodhuesin kinez të SUV, Haval, kanë tërhequr më shumë vëmendje në panairin e këtij viti.

Shefi ekzekutiv i Ford China, Dave Schoch, tha se është optimist për rritjen e vazhdueshme në tregun kinez.

"Jemi tepër optimistë për rritjen. Kina do të mbetet tregu i parë i automjeteve në botë. Vitin e kaluar, ne shitëm 1.27 milionë njësi, 14 për qind më shumë në krahasim me një vit më parë, pra një rritje e mirë për Ford-in. Kemi serinë tonë të plotë të SUV-ve tani këtu, e gjithë familja jonë është këtu dhe SUV-të janë një segment me rritje të shpejtë në Kinë."

Kina është tregu më i madh i automjeteve në botë, me 24 milionë automjete të shitura vitin e shkuar në mbarë vendin.

Vitet e fundit ka patur një tendencë në rritje të pëlqimit të SUV-ve të markave vendase dhe të huaja.

Këto automjete zunë rreth 40 për qind të të gjitha shitjeve të automjeteve në Kinë vitin e kaluar.

"Shangai Auto Show" mbahet çdo dy vjet. Këtë vit ai do të mbyllë dyert më 28 prill dhe parashikohet ta vizitojnë rreth 1 milion vizitorë. (Albana)

Mrekulli