Çfarë është "Shpirti i Rrugës së Mëndafshit"?

2017-04-18 14:31:34 CRI Komenti juaj Printoni

Rruga e Mëndafshit është jo vetëm një platformë tregtare, por përmban në vetvete edhe një frymë, që mund të quhet "Shpirti i Rrugës së Mëndafshit". Si një platformë e shkëmbimeve njerëzore, në Rrugën e lashtë të Mëndafshit ndërthureshin kombësi, raca, fe e kultura të ndryshme. Gjatë shkëmbimeve afatgjata u formua "Shpirti i Rrugës së Mëndafshit", i bazuar në paqen e zhvillimin e përbashkët midis vendeve me raca, besime e kultura të ndryshme. Në fjalimin e mbajtur më 5 qershor në ceremoninë e hapjes së takimit të 6-t ministror në kuadër të Forumit të Bashkëpunimit Kino-Arab, presidenti kinez Xi Jinping u shpreh se Rruga e Mëndafshit përmban shpirtin e bashkimit, besimit të ndërsjellë, barazisë, leverdisë reciproke, integrimit, bashkëpunimit etj., duke vënë në dukje se kjo frymë duhet të zhvillohet më tej. Fjalimi i Xi Jinping-ut shfaq thelbin e ri bashkëkohor të "Shpirtit të Rrugës së Mëndafshit", duke përcaktuar objektivin e ri të tij.

Mrekulli