Shkurt: Rriten depozitat e letrave me vlerë të Kinës në Thesarin Amerikan

2017-04-18 10:36:49 CRI Komenti juaj Printoni

Të dhënat zyrtare tregojnë se në muajin shkurt të këtij viti Kina shtoi depozitat e letrave me vlerë të Thesarit Amerikan me 8.6 miliard dollarë, duke e çuar në 1 trilion dollarë shumën e përgjithëshme të tyre.

Rezervat valutore të Kinës në fund të muajit mars ishin më të larta se 3 trilion dollarë dhe kjo është hera e parë që rezervat rriten në dy muaj radhazi, që nga prilli i vitit të kaluar.

Japonia, që kaloi Kinën në depozitat e letrave me vlerë tetorin e kaluar, gjithashtu shënoi në shkurt të këtij viti një rritje të tyre nga 12.6 miliard dollarë në 1.1 trilion dollarë amerikanë.

Në fund të shkurtit, depozitat e përgjithëshme të letrave me vlerë të Thesarit Amerikan u rritën në mbi 6 trilion dollarë, nga 5.9 trilion që ishin në janar.(Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore