ShBA-ja, Rusia bien dakord të formojnë grupin e normalizimit të marrëdhënieve

2017-04-14 11:11:17 CRI Komenti juaj Printoni

Rusia dhe ShBA-ja ranë dakord të ngrenë një grup për normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe, njoftoi të enjten zv./ministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov.

Ryabkov i tha agjencisë së lajmeve Rusia Sot, se grupi do të formohet brenda dy ose tre muajsh në nivel zv./ministri.

Ai shtoi se deri tani të dy palët kanë rënë dakord në parim, por axhenda e diskutimeve nuk është përcaktuar ende.

Gjatë ditëve të fundit Rusia dhe ShBA-ja kanë shkëmbyer akuza të ashpra ndaj sulmit me armë kimike në Siri, sidomos mbi largimin ose jo të presidentit sirian nga detyra. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore