Pentagoni: Koalicioni kundër IS-it vrau gabimisht 18 luftëtarë aleatë

2017-04-14 11:10:08 CRI Komenti juaj Printoni

Koalicioni ndërkombëtar kundër 'Shtetit Islamik' vrau gabimisht të martën 18 luftëtarë aleatë të Forcave Demokratike Siriane gjatë një sulmi ajror në verilindje të Sirisë, njoftoi të enjten Komanda e Forcave Amerikane për Lindjen e Mesme (Centcom).

Ky incident ndodhi të martën pranë qytetit Tabka, ku ndodhet një digë strategjike mbi lumin Eufrat që aleanca arabo-kurde e Forcave Demokratike Siriane po përpiqet ta rimarrë nga kontrolli i IS-it, në kuadër të ofensivës për të rimarrë Rakan, kryeqytetin de fakto të xhihadistëve,

Sipas ushtarakëve amerikanë, ishin vetë Forcat Demokratike Siriane që i identifikuan gabimisht si xhihadistë luftëtarët e shënjestruar nga sulmi ajror.

Deri tani nuk është e qartë nëse ky sulm ajror është kryer nga trupat amerikane apo nga anëtarët e tjerë të koalicionit. (Du/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore