2017-04-14 09:14:02 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Niveli i zhvillimit të marrëdhënieve midis Rusisë dhe Kinës ka arritur në nivelin më të lartë historik u tha gazetarëve të enjten, ambasadori i Rusisë në Kinë Andrei Denisov.
Deklarata e tij vjen pas njoftimit të zv./kryeministri rus Arkaji Dvorkovich se presidenti i Kinës Xi Jinping do të vizitojë Rusinë në fillim të korrikut të këtij viti.
Sipas Ministrisë së Jashtme të Kinës, presidentët e të dy vendeve do të mbajnë kontakte të ngushta për të drejtuar dhe planifikuar bashkërisht zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimin në fusha të ndryshme.
Zëdhënësi Lu Kang shkoi në një linjë me vlerësimet e ambasadorit rus Denisov :
"Marrëdhëniet e gjithanshme të partneritetit strategjik të bashkëpunimit midis Kinës dhe Rusisë kanë shfaqur një prirje aktive zhvillimi të nivelit më të lartë. Udhëheqësit e lartë të të dy vendeve kanë mbajtur kontakte të ngushta dhe kanë rënë dakord për të zhvilluar bashkëpunim tregtar, në fushën e investimeve, të energjisë, etj. Kina dhe Rusia kanë mbajtur kontakte të ngushta dhe janë koordinuar edhe mbi probleme të nxehta në arenën ndërkombëtare, duke luajtur një rol për vendosjen e paqes dhe të stabilitetit. Pavarësisht ndryshimit të mjedisit të jashtëm, ne nuk do të ndryshojmë vendosmërinë dhe besimin për zhvillimin dhe thellimin e marrëdhënieve të partneritetit të gjithanshëm strategjik kino-rus." (Du/Leftion Peristeri)