Albgaz do të marrë përvojë për gazsjellësin TAP nga korporata greke DESFA

2017-04-14 09:13:56 CRI Komenti juaj Printoni

Kompania shtetërore shqiptare Albgaz nënshkroi të enjten një Memorandum Bashkëpunimi me Korporatën e Transmetimit të Gazit Natyror të Greqisë(DESFA), njoftoi ministria shqiptare e Energjisë.

Sipas një deklarate, Albgaz do të marrë përvojë nga korporata greke DESFA që vepron brenda kornizës së Gazsjellësit Trans Adriatik.

Memorandumi i nënshkruan nga Albgaz është brenda kornizës së bashkëpunimit që qeveria shqiptare ka nënshkruar me grupin TAP AG.

Autoritetet shqiptare e shikojnë një marrëveshje të tillë, si një hap të rëndësishëm të Albgaz dhe sektorin e gazit natyror në Shqipëri, për shkak se ajo i hap rrugën nënshkrimit të një kontrate mes Albgaz dhe TAP AG për mirëmbajtjen dhe funksionimin e seksionit shqiptar e gazsjellësit. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore