Zv./kryeministri kinez Zhang Gaoli takon presidentin rus Putin

2017-04-14 09:14:02 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti rus Vladimir Putin tha se është i gatshëm për të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar 'Brezi dhe Rruga' që do të mbahet në Pekin më 14 dhe 15 maj.

Putini i bëri këto komente, kur u takua me zv./kryeministrin kinez Zhang Gaoli që ndodhet për një vizitë në Moskë për takimin e katërt të Komitetit të Bashkëpunimit të Investimeve Kinë-Rusi dhe takimin e Komitetit të Bashkëpunimit të Energjisë.

Kina e shikon Rusinë si një partner të rëndësishëm midis vendeve të nismës, i tha Zhang, Putinit.

Më herët, presidenti kinez Xi Jinping dhe ai rus Putin, kanë rënë dakord për të integruar nismën 'Brezi dhe Rruga' dhe 'Bashkimin Ekonomik Euroaziatik.'

Kina ka kushtuar rëndësi të madhe nismës së Rusisë dhe zyrtarët e të dy vendeve kanë diskutuar masat konkrete për të rritur integrimin, tha zëvendëskryeministri. (Du/Leftion Peristeri)

 

Mrekulli
Lajmet Kryesore