Rruga Tokësore e Mëndafshit dhe Rruga Detare e Mëndafshit në lashtësi

2017-04-14 21:06:47 CRI Komenti juaj Printoni

Para mbi 2 mijë vjetëve, popullsia e kontinentit euroaziatik hapi disa rrugë tregtare e të shkëmbimeve njerëzore, që lidheshin me disa qytetërime kryesore në Azi, Europë e Afrikë, të cilën pasardhësit e quajtën "Rruga e Mëndafshit".

Rruga Tokësore e Mëndafshit në lashtësi nisej nga qyteti i lashtë Changan (Sot Xi'an), duke kaluar në Gansu e Xinjiang, deri në vendet e ndryshme buzë Mesdheut, që nga dinastia Xihan nga viti 202 para erës sonë deri në vitin 8-të. Për shkak se në këtë rrugë transportohej kryesisht mëndafshi i Kinës, ajo mori emrin Rruga e Mëndafshit. Në vitin 1877, në veprën e tij "Kina", studjuesi gjerman Ferdinand Paul Wilhelm Richthofen i vuri kësaj rruge zyrtarisht emrin "Rruga e Mëndafshit".

Rruga Detare e Mëndafshit kalonte në një itinerar detar, ku zhvilloheshin shkëmbime ekonomike e kulturore midis Kinës së lashtë e rajoneve të tjera të botës. Kjo rrugë u hap në dinastitë Qin,Han, Sui, Tang, Song e Yuan dhe lulëzoi në fillim të dinastisë Ming, ku arriti kulmin. Në mes të dinastisë Ming, për shkak të politikës së mbylljes së kufirit detar, kjo rrugë e humbi gjallërinë. Rruga Detare e Mëndafshit filloi nga rajonet bregdetare të Kinës Juglindore, kaloi Gadishullin e Indokinës, vendet e ndryshme në Detin e Kinës Jugore, Oqeanin Indian dhe arriti në Afrikën Lindore e në Europë. Ajo shërbente për transportin detar dhe shkëmbime ekonomike e kulture midis Kinës e vendeve të huaja, duke nxitur zhvillimin e përbashkët të këtyre vendeve. (Fani/ Eda Merepeza)

Mrekulli