Çfarë është "Një brez, një rrugë"?

2017-04-14 21:01:03 CRI Komenti juaj Printoni

Më 7 shtator të vitit 2013, kryetari i Shtetit i Kinës Xi Jinping mbajti një fjalim në Universitetin Nazarbayev të Kazakistanit ku paraqiti idenë për ndërtimin e përbashkët të "Brezit ekonomik të Rrugës së Mëndafshit". "Brezi ekonomik i Rrugës së Mëndafshit" lidhet nga lindja me rrethin ekonomik Azi-Paqësor, nga perëndimi me rrethin ekonomik të Europës dhe konsiderohet si korridori ekonomik më i gjatë e me potencial më të madh zhvillimi në botë. Gjatë vizitës në disa vende të ASEAN-it në tetor të vitit 2013, Xi Jinping paraqiti propozimin për ndërtimin e përbashkët të "Rrugës Detare të Mëndafshit në shekullin e 21-të". "Rruga Detare e Mëndafshit në shekullin e 21-të" i drejtohet ASEAN-it dhe është një ide strategjike për zhvillimin rajonal. Këto dy propozime përbëjnë bashkërisht nismën "Një brez, një rrugë". Gjatë 3 vjetëve, kjo nismë po përsoset e zhvillohet nëpërmjet bashkëpunimit. (Fani/ Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore