Vëllimi tregtar i portit të Shangait kalon atë të Hong Kong-ut

2017-04-13 10:51:11 CRI Komenti juaj Printoni

Vëllimi tregtar i portit të Shangait ka shënuar një rritje të qëndrueshme vitet e fundit, duke kaluar dhe qendrat tradicionale të tregtisë ndërkombëtare, portin e Hong Kong-ut dhe të Singaporit.

Autoritetet vendore të Shangait thanë të mërkurën se pavarësisht uljes së vazhdueshme të tregtisë globale, vëllimi tregtar i portit ka shënuar rritje të vazhdueshme në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Në vitin 2016, mallrat e importuar dhe eksportuar nga ky port arritën një vlerë prej 688.2 miliardë juan apo 8.3 për qind të vëllimit të mbarë Kinës.

Gjithashtu shërbimet e importuar dhe të eksportuar janë zgjeruar nga 129.3 miliardë dollarë në vitin 2011 në 201.9 miliardë dollarë në vitin 2016, duke zënë përkatësisht 25 për qind të nivelit kombëtar dhe 2 për qind të nivelit botëror. (Du/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore