Këshilli i Sigurimit i OKB-së hedh poshtë rezolutën për Sirinë

2017-04-13 10:30:18 CRI Komenti juaj Printoni

Këshilli i Sigurimit i OKB-së hodhi poshtë të mërkurën nëpërmjet votimit një rezolutë për armët kimike të Sirisë të përgatitur nga Britania, ShBA-ja dhe Franca.

Me 10 vota pro, dy vota kundër të Rusisë dhe Bolivisë dhe abstenimin e Kinës, Kazakistanit dhe Etiopisë, Këshilli i Sigurimit nuk mundi dot të kalonte rezolutën.

Zv./përfaqësuesi i Rusisë në OKB, Vladimir Safronkov, tha pas votimit se rezoluta u përgatit para fillimit të hetimit ndërkombëtar për sulmin me armë kimike në Siri dhe se kalimi i saj do të legjitimonte sulmin ushtarak të ShBA-së, që sipas Moskës shkel normat ndërkombëtare.

Përfaqësuesi i Kinës në OKB, ambasadori Liu Jieyi, tha se Kina mbështet OKB-në dhe Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike (ONAK) për të hetuar sulmin. Liu tha se Kina e mbështet gjuhën e përdorur në tekst që dënon përdorimin e armëve kimike dhe kërkon një hetim për sulmin e pretenduar kimike. "Por për shkak të disa elementeve që duhen ndryshuar Kina abstenoi," tha Liu. (Fang Xiaoyu/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore