Presidenti i Libanit pezullon me një muaj veprimtarinë e Parlamentit

2017-04-13 10:21:26 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Libanit Michel Aoun vendosi të mërkurën pezullimin e veprimtarisë së Parlamentit për një muaj, duke u dhënë më shumë kohë forcave politike për të arritur një kompromis mbi ligjin e ri zgjedhor.

Gjatë një fjalimi në televizion presidenti Aoun tha se sipas kompetencave që i jep kushtetuta, vendosi të pezullojë për një muaj veprimtarinë e parlamentit, duke mbajtur edhe një prej premtimeve të tij për hartimin e një ligji të ri zgjedhor.

Sipas kushtetutës së Libanit, presidenti ka të drejtë të kërkojë nga parlamenti të vonimin e mbajtjes së seancave plenare për një periudhë kohore jo më të gjatë se një muaj.

Sipas njoftimeve, presidenti Michel Aoun ndërhyri duke pezulluar përkohësisht veprimtarinë e parlamentit, pasi ligjvënësit kishin thirrur një seancë më 13 prill për ta zgjatur mandatin e legjislaturës edhe me një vit. (Du/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore