OPEC-ja rrit parashikimin e vlerës së prodhimit të naftës amerikane

2017-04-13 09:12:46 CRI Komenti juaj Printoni

Prodhimi i naftës së përpunuar të ShBA-së pritet të rritet me shpejtësi në vitin 2017, pasi vendi ka pompuar më shumë naftë, theksoi të mërkurën OPEC-u në raportin e vlerave të tregut.

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) tha se prodhimi ditor i ShBA-së për vitin 2017 parashikohet të rritet me 0.54 milionë fuçi në ditë, nivel më i lartë se parashikimi i fundit.

Në takimin e fundit në Vjenë në vitin 2016, OPEC-u vendosi të reduktojë prodhimin e naftës me 1.2 milionë fuçi në ditë për të ribalancuar tregun e naftës. Reduktimi i përbashkët i prodhimit të naftës do të zgjasë për gjashtë muaj.

Rusia dhe 10 prodhues të tjerë jo anëtarë të OPEC-ut ranë dakord për të shkurtuar deri dhe gjysmën e prodhimit.

Çmimi i naftës u rimëkëmb në tregjet ndërkombëtarë për shkak të masave të OPEC-ut që synojnë të forcojnë barazinë e ofertës dhe kërkesës. (Fang Xiaoyu/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore