Shanghai do të presë Javën e Filmit të Gjelbër

2017-04-13 09:12:35 CRI Komenti juaj Printoni

Java Ndërkombëtare e Filmit të Gjelbër të Kinës do të zhvillohet këtë verë në Shanghai.

Kjo veprimtari vjen si përpjekje e industrisë kinematografike të Kinës për të nxitur mbrojtjen e mjedisit.

Gjatë 'Javës së Filmit të Gjelbër' do të shfaqen 40 filma që trajtojnë temën e mbrojtjes së natyrës dhe të gjallesave në rrezik zhdukjeje.

Song Peixue, i Qendrës Kërkimore të Artit dhe Filmave, thekson se veprimtaria do të shtojë ndërgjegjësimin tek kinezët.

"Çështja e mbrojtjes së mjedisit është mjaft e trajtuar në vende të ndryshme të botës dhe kjo është arsyeja kryesore se përse në Shanghai ne po organizojmë festivalin e filmit të gjelbër. Industria jonë e filmit është gjithashtu duke luajtur një rol të rëndësishëm dhe aktiv. Veprimtaria e ardhshme do të jetë një hap i madh përpara për të nxitur mbrojtjen e mjedisit."

Sipas organizatorëve, filmat që do të shfaqen gjatë Javës së Filmit të Gjelbër, vijnë nga 15 vende dhe rajone të ndryshme të globit. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore