Kina do të investoijë jashtë vendit në pesë vjet 750 miliardë dollarë

2017-04-13 09:12:06 CRI Komenti juaj Printoni

Qeveria kineze synon të tërheqë 600 miliardë dollarë investime të huaja në pesë vitet e ardhshëm, deklaroi Zhang Wei, zv./drejtori i Këshillit të Kinës për Nxitjen e Tregtisë Ndërkombëtare.

Zyrtari i lartë i bëri deklaratat gjatë Forumit të Bashkëpunimit Industrial Kinë – Japoni që u zhvillua në Pekin.

"Pritet që në pesë vitet e ardhshëm, Kina do të importojë mallra me vlerë prej 8 trilionë dollarë, do të thithë 600 miliardë dollarë investime të huaja dhe do të investojë jashtë vendit 750 miliardë dollarë. Gjatë kësaj periudhe, kinezët do të kryejnë 700 milionë udhëtime jashtë vendit. Këto do t'u sjellin mundësi zhvillimi shumë vendeve, përfshirë dhe Japoninë."

Sugiyama Takao, kreu i kompanisë më të madhe japoneze të logjistikës, Nippon Express, thotë se kompanitë japoneze duhet të marrin në konsideratë t'i bashkohen nismës së qeverisë kineze, "Brezi dhe Rruga".

"Nën nismën 'Brezi dhe Rruga', lidhjet e Kinës me botën do të zgjerohen dhe diversifikohen. Këtu ne duhet të zgjerojmë rrjetin tonë të transportit ndërkufitar. Gjithashtu do të përqendrohemi tek linjat hekurudhore që lidhin Kinën me Azinë Qendrore dhe Europën, si dhe ndërtimin e rrugëve që lidhin jugperëndimin e Kinës me Azinë Jugore."

Ky vit shënon 45-vjetorin e normalizimit të marrëdhënieve midis Kinës dhe Japonisë. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore