Presidenti kinez Xi i telefonon presidentit të ShBA-së Trump

2017-04-12 14:26:44 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti kinez Xi Jinping i telefonoi mëngjesin e së mërkusës homologut të tij amerikan Donald Trump. Ai theksoi se gjatë takimit në Florida ata biseduan për marrëdhëniet kino-amerikane të epokës së re dhe çështje globale dhe rajonale, për të cilat arritën konsensus. Presidenti Xi tha se të dy palët duhet të nxitin zbatimin e bashkëpunimit ekonomik të "planit 100 ditor", të zgjerojnë banshkëpunimin në fushat e mbrojtjes, zbatimit të ligjit, internetit, shkëmbimet njerëzore, etj, duke forcuar komunikimin dhe koordinimin mbi çështje të mëdha globale dhe rajonale. Të dy palët duhet të bashkëpunojnë për të siguruar rezultate të mira gjatë vizitës së presidentit Trump në Kinë, brenda gjysmës së dytë të vitit të ardhshëm.

Nga ana e tij presidenti Trump shprehu kënaqësinë për vizitën e presidentit Xi në ShBA dhe për takimin e suksesshëm mes tyre, të cilin e quajti shumë të rëndësishëm. Trump nënvizoi se të dy palët duhet të përpiqen të zgjerojnë bashkëpunimin pragmatik. Ai tha se po pret të zhvillojë vizitën e tij shtetërore në Kinë. Të dy liderët shkëmbyen mendime dhe për çështjen e Gadishullit Korean. Presidenti Xi theksoi se Kina është e vendosur për stabilitetin dhe çarmatimin bërthamor të Gadishullit Korean. Kina bën thirrje për një zgjidhje nëpërmjet dialogut dhe konsultimeve dhe është e gatshme të komunikojë me ShBA-në mbi këtë çështje, tha presidenti Xi.

Mrekulli
Lajmet Kryesore