Presidenti Trump miraton anëtarësimin e Malit të Zi në NATO

2017-04-12 09:04:31 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi të matën dokumentin e ratifikimit të anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, pas miratimit më parë nga Senati.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Sean Spicer, tha se që prej themelimit në vitin 1949, aleanca e NATO-s ka luajtur një rol qendror për garantimin e paqes dhe sigurinë në kontinentin europian.

Pranimi i Malit të Zi në NATO pasohet nga takimi midis presidentit Trump dhe sekretarit të përgjithshëm të aleancës Jens Stoltenberg të mërkurën dhe më vonë në samitin e udhëheqësve të vendeve të NATO-s muajin e ardhshëm në Bruksel.

"Presidenti Trump pret me padurim takimin e 25 majit të udhëheqësve të vendeve të NATO-s në Bruksel dhe mundësinë për të ritheksuar vlerat themelore dhe të qëndrueshme ndëratlantike," tha Spicer. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore