Kinë, shoqata e konsumatorëve shpëtoi 390 milionë juanë humbje në 650 mijë ankime

2017-04-11 18:02:06 CRI Komenti juaj Printoni
Gjatë vitit 2016, Shoqata e Konsumatorëve e Kinës trajtoi 650 mijë ankesa nga konsumatorët dhe u kurseu atyre humbje prej afro 400 milionë juanësh.

Të dhënat u paraqitën të hënën në raportin mbi veprimtarinë e shoqatës të vitit 2016 gjatë sesionit të tretë të Këshillit të Shoqatës.

Zgjidhja e konflikteve të konsumit është një nga punët bazë për mbrojtjen e interesave të konsumatorëve. Sipas kreut të Shoqatës së Konsumatorëve të Kinës, Zhang Ping, gjatë vitit 2016, u zgjidhën afro 81 për qind e shqetësimeve të ngritur.

"Vitin e kaluar, Shoqata e Konsumatorëve e Kinës trajtoi në përgjithësi 650 mijë ankesa të konsumatorëve dhe ofroi zgjidhje për 81% të tyre, d.m.th., 530 mijë ankesave, duke u kursyer konsumatorëve humbje prej 390 milionë juanësh," shpjegoi Zhang Ping.

Në vitin 2016, u shtuan mosmarrëveshjet kryesisht në fushën turistike, nëpërmjet internetit dhe me kredi. Kundrejt kësaj situate, shoqatat lokale të konsumatorëve shtuan paralajmërimet dhe organizuan kontrolle të ndryshme të cilësisë.

Këtë vit, Shoqata e Konsumatorëve e Kinës do të vazhdojnë të forcojnë ndërgjegjësimin e publikut dhe forcojë aftësinë e vetëmbrojtjes. Njëkohësisht, shoqata do të forcojë punët në disa hallka të dobëta, që të mbrojë më thellë interesat e konsumatorëve.

Vitet e fundit, Kina i ka kushtuar rëndësi përmirësimit të ligjeve e rregulloreve në mbrojtjen e interesave të konsumatorëve. Sekretari i përgjithshëm i Shoqatës, Chang Yu, vuri në dukje se shoqata do të vazhdojë të shfrytëzojë epërsinë e vet dhe do të bëjë propozime për përmirësimin e legjislacionit.

"Do të tregojmë vëmendje të madhe dhe do të marrim pjesë në rishikimin e ligjeve që lidhen ngushtë me interesat e konsumatorëve, siç është 'Ligjit të Biznesit Elektronik', 'Ligjit Kundër Konkurrimit të Padrejtë', 'Ligji i Standardizimit' etj. Do të nxitim aktivisht edhe hartimin e publikimin e rregulloreve të mbrojtjes së interesave të konsumatorëve të krahinave të ndryshme. Kjo do të ndihmojë që konsumatorët të kenë mundësi t'i paraqesin të plota ankesat e tyre. Në përshtatje me Komitetin e Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, do të zhvillojmë kontrollin e zbatimit të 'Ligjit të Cilësisë së Produkteve' dhe do t'u paraqesim autoriteteve propozimet tona për të nxitur vendimmarrjen në dobi të mbrojtjes së interesave të konsumatorëve." (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore