Intervistë e ambasadores së Kinës Jiang Yu me rastin e vizitës së zv./kryeministrit Zhang Gaoli në Shqipëri

2017-04-11 15:15:35 CRI Komenti juaj Printoni
Zv./kryeministri i Kinës Zhang Gaoli do të vizitojë Shqipërinë 16 deri në 17 prill. Ai do të takohet me presidentin e republikës, zotin Bujar Nishani si dhe me kryeministrin e vendit Edi Rama.

Për ambasadoren e Kinës në Shqipëri, Jiang Yu, kjo është një ngjarje e madhe për marrëdhëniet kino-shqiptare. Duke folur për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, ambasadorja Jiang theksoi se udhëheqësit e të dy vendeve do të shkëmbejnë mendime mbi nxitjen e mëtejshme të zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe në kuadër të nismës së bashkëpunimit "Brezi dhe Rruga."

Intervista e plotë:

ATSH: Zv./kryeministri i Parë i Këshillit të Shtetit të Kinës Zhang Gaoli do të vizitojë Shqipërinë. Çfarë kuptimi merr kjo vizitë për sa i përket nxitjes së marrëdhënieve dy palëshe kino-shqiptare?

Ambasadorja Jiang: "Në stinën e bukur të pranverës, plot gjallëri, gjelbërim dhe freksi, me ftesën e qeverisë shqiptare, anëtari i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (KQPKK) dhe zv./kryeministri i Këshillit të Shtetit të Kinës z. Zhang Gaoli, do të vijë në Shqipëri për vizitë nga 16 deri në 17 prill. Ky do të jetë delegacioni i nivelit më të lartë zyrtar kinez që mbërrin në Shqipëri në 51 vitet e fundit, është një ngjarje e madhe për marrëdhëniet kino-shqiptare. Udhëheqësit e dy vendeve tona do të shkëmbejnë opinione të thella mbi nxitjen e mëtejshme të zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe në kuadër të iniciativës "Brez dhe Rrugë" nëpërmjet ideve dhe mendimeve të reja. Në një idiomë kineze thotë: "Bëji planet vjetore në pranverë", dhe vizita e zv./kryeministrit kinez Zhang Gaoli, pa diskutim do të ketë kuptim të rëndësishëm historik e realist mbi thellimin e miqësisë tradicionale kino-shqiptare dhe të besimit reciprok mes dy palëve. Vizita do të shërbejë gjithashtu për të nxitur të dy vendet të arrijnë konsensuse të reja rreth bashkëpunimeve konkrete në fusha të ndryshme në kohën e re, gjë që do t'u sjellë gjallëri të re të dy vendeve."

ATSH: Si i vlerësoni në përgjithësi marrëdhëniet dypalëshe kino-shqiptare bashkëkohore?

Ambasadorja Jiang: "Shqipëria është një prej vendeve të para që ka vendosur marrëdhënie diplomatike me Republikën Popullore të Kinës, kështu që kemi histori të gjatë të miqësisë kino-shqiptare. Populli kinez nuk do të harrojë kurrë kontributin historik të Shqipërisë për rivendosjen e të drejtave të ligjshme të Kinës në OKB. Gjatë këtyre 68 viteve, miqësia kino-shqiptare, pas shumë erave të forta dhe shirave të rrëmbyer në histori, po rrezaton me shkëlqim dita-ditës në epokën e re.

Vitet e fundit, shkëmbimet e nivelit të lartë midis dy vendeve kanë qenë të shpeshta; bashkëpunimet në fusha të ndryshme janë u duke zgjeruar; shkëmbimet kulturore-njerëzore kanë nxjerrë fryta të bukur. Në vitin 2016, me anë të shkëmbimeve dhe bashkëpunimeve në të gjitha nivelet, janë nënshkruar tetë marrëveshje dypalëshe, që mbulojnë fushën e diplomacisë, të kulturës, të burimeve ujore, të burimeve njerëzore dhe ekonomike teknologjike, etj. Vëllimi i përgjithshëm i tregtisë dypalëshe arriti në 334 milionë dollarë, duke shënuar një rritje prej 9.8% në krahasim me vitin 2015; blerja e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës dhe të aksioneve të kompanisë së naftës Bankers Petroleum nga kompanitë kineze, e shndërron tani Kinën në një prej partnerëve më të rëndësishëm tregtarë dhe një prej investitorëve kryesorë për Shqipërinë. Ndërsa bashkëpunimi i dy vendeve në aspektin arsimor, kulturor, rinor, të botimeve, të medias, si dhe këmbimet e bashkëpunimet e pushtetit vendor janë në rritje të vazhdueshme.

Me një fjalë, nën përpjekjet e përbashkët kino-shqiptare, marrëdhëniet dypalëshe kanë hyrë në pistën e zhvillimit të shpejtë."

ATSH: Si e parashikoni zhvillimin e marrëdhënieve midis Kinës dhe Shqipërisë në të ardhmen?

Ambasadorja Jiang: "Tani, me orientimin e dy platformave të bashkëpunimit, nismës "Brezi dhe Rruga" dhe "Bashkëpunimit 16+1", përballë marrëdhënieve tradicionale miqësore kino-shqiptare është një shans shumë i mirë e i paprecedentë. Kina dhe Shqipëria plotësojnë njëri-tjetrin ekonomikisht, gjithashtu kanë potencial të madh të zhvillojnë bashkëpunim me përfitime të përbashkëta. Pala kineze do të vazhdojë të inkurajojë ndërmarrjet kineze, duke respektuar rregullat e tregut, të vijnë në Shqipëri për investime dhe tregti, të marrin pjesë në ndërtimin ekonomik shqiptar, me zgjerimin e bashkëpunimeve energjetike, të infrastrukturës, hidraulike, bujqësore etj.

Sivjet, të dy palët po bëjnë përpjekjet e tyre, të konkretizojnë pozitivisht konsensusin e arritur mes liderëve të Kinës dhe Shqipërisë, si dhe të vënë në zbatim marrëveshjet e lidhura. Ne po nxisim krijimin e qendrës së servisit të makinerive bujqësore dhe rikonstruksionin e Teatrit të Operës dhe të Baletit, po procedojmë programin e burimeve njerëzore në fushën policore dhe bujqësore. Përpiqemi të bëjmë sa më shumë punë të mira dhe konkrete për marrëdhëniet dypalëshe.

Pala kineze dëshiron të përpiqet bashkë me palën shqiptare për të shfrytëzuar shanset e zhvillimit, të gjejnë pika kontakti të strategjive të zhvillimit, të bashkojnë më shumë dhe të krijojnë një mjedis të shëndetshëm dhe miqësor për bashkëpunimin dhe tregtinë. Duke nisur nga ideja e përfitimit reciprok, shpresoj t'a shndërrojmë miqësinë tradicionale në fryte bashkëpunim konkret, në të mirën e të dy popujve. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore