Kaliforni, tre të vdekur nga të shtënat me armë zjarri

2017-04-11 10:23:09 CRI Komenti juaj Printoni

Tre veta kanë humbur jetën të hënën paradite nga të shtënat me armë zjarri në një shkollë të qytetit San-Bernardino në shtetin amerikan të Kalifornisë.

Shefi i policisë së San-Bernardinos, Jarrod Burguan, e cilësoi ngjarjen si një incident "vrasjeje dhe vetëvrasjeje".

Sipas policisë, një person i armatosur hyri në shkollë dhe vrau një nga mësueset, duke vrarë më pas veten. Gjithashtu edhe dy nxënës u plagosën, njëri nga të cilët, 8-vjeçar, humbi jetën më pas në spital.

Policia mendon se nxënësit nuk ishin objektiv i sulmit, por u plagosuan për shkak se po qëndronin rreth mësueses. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore