Këshilli i Sigurimit dënon ashpër sulmin në Stokholm

2017-04-11 10:20:47 CRI Komenti juaj Printoni

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi ashpër të hënën sulmin në kryeqytetin suedez, Stokholm, dhe bëri thirrje për nxjerrjen e sulmuesit para drejtësisë.

Në një deklaratë, Këshilli i Sigurimit e dënoi sulmin terrorist duke e quajtur atë "të egër dhe frikacak" ndërsa theksoi se terrorizmi i çdolloj formë, është një nga kërcënimet më serioze për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

Pasditen e së premtes, një kamion i rrëmbyer hyri në një rrugë tepër të frekuentuar dhe shtypi dhjetëra veta. Si pasojë katër veta humbën jetën dhe 15 të tjerë u plagosën. Mes viktimave numërohen dy shtetas suedezë, një britanik dhe një belg. Nëntë veta janë duke u trajtuar në spital. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore