Kina: Palët e Gadishullit Korean duhet të ruajnë gjakftohtësinë

2017-04-11 10:17:34 CRI Komenti juaj Printoni
Kina i nxit palët e Gadishullit Korean që të ruajnë gjakftohtësinë, u shpreh të hënën në një konferencë shtypi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës Hua Chunying.

Në përgjigje të pyetjes së një gazetari se si i komentonte Kina njoftimet për mundësinë e një prove të gjashtë bërthamore nga Koreja e Veriut dhe për dërgimin e një aeroplanmbajtëseje amerikane në ujërat pranë Gadishullit Korean, Hua Chunying tha:

"Kina po i kushton vëmendje nga afër zhvillimit të gjendjes në Gadishullin Korean. Pala kineze ka propozuar 'Dy ndalimet' për zgjidhjen e problemit bërthamor korean: ndalimi i provave bërthamore nga Koreja e Veriut dhe ndalimi i manovrave të përbashkëta amerikane-koreanojugore. Shpresojmë se palët e ndryshme do të marrin parasysh sugjerimet e Kinës". (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore