Trupat irakiane sulmojnë IS në frontin perëndimor të Mosulit

2017-04-11 10:10:31 CRI Komenti juaj Printoni

Forcat qeveritare irakiane fituan më shumë terren të hënën në anën perëndimore të Mosulit pas përleshjeve të rënda me militantët e Shtetit Islamik, njoftuan burime ushtarake.

Forcat e Shërbimit Kundër Terrorizmit, çliruan lagjen e vogël Sikak dhe pjesën e mbetur të lagjes ngjitur Yarmouk, në perëndim të qendrës së vjetër të qytetit të Mosulit, pas ditësh përleshjesh të rënda me militantët ekstremistë, tha në një deklaratë gjenerallejtënant Abdul-Amir Yarallah, nga Komanda e Operacioneve të Përbashkëta.

Trupat qeveritare tani po përparojnë drejt skajit perëndimor të qendrës së Mosulit të vjetër, ku mendohet se banojnë afërsisht 400,000 banorë.

Ndërkohë, forcat speciale të policisë federale dhe të Ministrisë së Brendshme, po vazhdojnë betejat e tyre në frontin jugor dhe perëndimor, i tha një burim i forcave të sigurisë agjencisë Xinhua. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore