OKB-ja i kërkon BE-së të mos i dërgojë azilkërkuesit në Hungari

2017-04-11 09:30:32 CRI Komenti juaj Printoni

Agjencia e OKB-së për refugjatët u bëri thirrje të hënën vendeve të Bashkimit Evropian të pezullojnë përkohësisht kthimin e azilkërkuesve në Hungari.

"Gjendja për azilkërkuesit në Hungari, që ishte edhe më parë shumë shqetësuese, është përkeqësuar që kur hyri në fuqi ligji i ri për ndalimin e detyrueshëm të azilkërkuesve", tha Filippo Grandi, Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët.

Rregullorja e Dublinit, e nënshkruar më shumë se 25 vjet më parë, është një instrument i BE-së që përcakton se cili shtet europian është përgjegjës për shqyrtimin e kërkesës për azil.

"Duke pasur parasysh përkeqësimin e gjendjes së azilkërkuesve në Hungari, u bëj thirrje shteteve (të BE-së) të pezullojnë çdo transferim të azilkërkuesve në këtë vend sipas (Rregullores së) Dublinit, derisa praktikat dhe politikat e autoriteteve hungareze të jenë në përputhje me ligjin europian dhe ndërkombëtar," shtoi Grandi.

Zyra e Komisionarit të Lartë të OKB-së për Refugjatët (UNHCR) ka shprehur vazhdimisht shqetësimin për gjendjen e refugjatëve dhe azilkërkuesve në Hungari, duke theksuar se pengesat fizike dhe politikat kufizuese kanë sjellë praktikisht ndalimin e hyrjes në territorin e këtij vendi dhe të dhënies së azilit për refugjatët.

UNHCR-ja ka thënë gjithashtu se është shumë e shqetësuar nga njoftimet për "incidente të rënda të keqtrajtimit dhe dhunës" ndaj njerëzve që kalojnë kufirin për në Hungari.

Mrekulli
Lajmet Kryesore