ShBA, e hapur për veprime të tjera në Siri

2017-04-11 09:02:31 CRI Komenti juaj Printoni

Shtëpia e Bardhë u shpreh të hënën se mund të ndërmarrë veprime të tjera në Siri nëse Damasku vazhdon përdorimin e armëve kimike.

"Pamja e njerëzve të helmuar dhe të copëtuar nga bombat na bën që, nëse shohim një veprim të tillë përsëri, të jemi të hapur për mundësinë e aksioneve të mëtejshme," u shpreh zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Sean Spicer në një konferencë shtypi.

Shtetet e Bashkuara lëshuan të hënën 59 raketa "Tomahawk" në një bazë ajrore në Siri për të neutralizuar arsenalin e armëve kimike të këtij vendi, dy ditë pas njoftimeve për përdorim të lëndëve helmuese kimike, gjë për të cilën Perëndimi akuzon qeverinë siriane.

"Pasoja e asaj që ndodhi (sulmit ajror), është që operacionet e tyre të zhvendosen nga kjo bazë ajrore, kurse 20 % e aeroplanëve janë shkatërruar," u shpreh Sean Spicer.

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi para Kongresit se vendimi për të sulmuar Sirinë ishte në interes të Shteteve të Bashkuara, duke shtuar se po shqyrtohet mundësia e ndërmarrjes së veprimeve të tjera.

Mrekulli
Lajmet Kryesore