BE-ja, Maqedonia nuk duhet të vonojë formimin e qeveris së re

2017-04-11 09:02:27 CRI Komenti juaj Printoni

Komisioni Europian pret që udhëheqësit politikë të Maqedonisë dhe institucionet e vendit t'i hapin rrugën formimit të qeverisë së re pa vonesa të mëtejshme, tha zëdhënësja Maja Kocijancic.

Ajo u bëri thirrje aktorëve politikë të Maqedonisë për të lejuar procesin demokratik të përparojë në kursin e tij normal, duke zgjedhur një kryetar të ri të parlamentit dhe formimin e një qeverie.

Një qeveri duhet të formohet pa vonesë në bazë të shumicës parlamentare që është atje, shtoi Kocijancic.

Zëdhënësja njoftoi se dy zyrtarë të lartë të BE-së, komisioneri për Zgjerim Johannes Hahn dhe shefja e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë, Frederica Mogherini, i kanë bërë thirrje presidentit të Maqedonisë Gjorge Ivanov që të rishikojë pozicionin e tij.

Komisioni Europian vlerëson se rezultatet e zgjedhjeve të fundit parlamentare duhet të respektohen, shtoi Kocijancic. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore