Kryeministri Li Keqiang takohet me anëtarë të Kongresit amerikan

2017-04-11 09:02:08 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez Li Keqiang priti të hënën paradite një delegacion të Kongresit amerikan.

Gjatë takimit, Li tha se shpreson për forcimin e shkëmbimeve dhe dialogut në fusha e nivele të ndryshëm si dhe nxitjen e zhvillimit të marrëdhënieve kino-amerikane mbi bazën e respektit dhe interesave reciproke.

Li vuri në dukje se Kina dhe ShBA-ja janë partnerët e parë tregtarë të njëri-tjetrin dhe theksoi lidhjen e ngushtë të interesave ekonomike.

"Kina dëshiron të nxitë negociatat për marrëveshjen dypalëshe të investimeve dhe të zgjerojnë bashkëpunimin rajonal, nëpërmjet dialogut," shtoi ai, ndërsa nënvizoi zhvillimin e ekuilibruar të marrëdhënieve ekonomike tregtare mes dy vendeve.

Anëtarët e Kongresit u shprehën se marrëdhënia ShBA-Kinë është marrëdhënie dypalëshe me e rëndësishme për Uashingtonin.

"Shtetet e Bashkuara dëshirojnë që Kina do të vazhdojë të shënojë arritje të reja zhvillimi. Kongresi amerikan shpreson që më shumë anëtarë do të vizitojnë Kinën, duke hedhur një bazë të mirë për bashkëpunimin dypalësh," thuhet në një deklaratë të anëtarëve të Kongresit. (Xu Guang/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore