Zyrtari i OKB-së, Kina rol udhëheqës për çështjen e klimës

2017-04-11 09:01:48 CRI Komenti juaj Printoni

Një zyrtar i lartë i Kombeve të Bashkuara tha se Kina po luan një rol udhëheqës në luftën kundër ndryshimeve klimatike, ndërsa shton se është e domosdoshme që qeveria kineze të vazhdojë përpjekjet për frenimin e ngrohjes globale.

Ndihmëssekretari i përgjithshëm i OKB-së dhe zëvendësdrejtori ekzekutiv i Programit të Mjedisit të Kombeve të Bashkuara, Ibrahim Thiaw, i bëri këto komente gjatë një interviste në të cilën përshëndeti kontributin e Kinës për nxitjen e ratifikimit të Marrëveshjes së Parisit.

"Natyrisht, pa vetë ofrimin e Kinës, ne nuk do të kishin përparuar aq shpejt për ratifikimin e Marrëveshjes së Parisit. Pra, është shumë e rëndësishme që autoritetet kineze të vazhdojnë prirjen e nisur dhe politikat reformuese."

Sipas Marrëveshjes së Parisit, të gjitha qeveritë që kanë ratifikuar marrëveshjen e kanë detyrim të mbrojnë nivelin e tanishëm të temperaturave në jo më shumë se dy gradë Celsius mbi nivelet para-industriale.

Kina është një ndër emetuesit më të lartë në botë të gazeve serë të cilat besohet të jenë shkaku kryesor i ndryshimeve klimatike.

Sipas zv./sekretarit Thiaw, Kina ka krijuar një grup shumë të veçantë pune për financimin e gjelbër, gjë që ai e quajti shenjë dalluese të vendit. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore