Kinë: Kryeministri Li Keqiang i dorëzon emërimin kryeekzekutives së re të Hong-Kongut

2017-04-11 14:40:13 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez Li Keqing u takua të martën paradite me Carrie Lam Cheng Yuet-ngor, duke i dorëzuar asaj dekretin e emërimit kryeekzekutivja e pestë e Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut të Kinës.

Kryeministri Li Keqiang e uroi znj. Carrie Lam për emërimin, duke u shprehur se qeveria qendrore kineze e përkrah me të gjitha forcat punën e ekipit të ri udhëheqës të Rajonit të Posaçëm të Hong-Kongut, si dhe zhvillimin ekonomik e përmirësimin e jetesës së banorëve të Hong-Kongut dhe forcimin shkëmbimeve me pjesën kontinentale. Qeveria qendrore do të japë si gjithmonë mbështetje për të gjitha masat në favor të stabilitetit e përparimit të Hong Kongut dhe të shtimit të përfitimeve të përbashkëta me pjesën kontinentale.

Li Keqiang-u shprehu shpresën se kryeekzekutivja e re do t'i udhëheqë qarqet drejtuese e shoqërore në Hong-Kong drejt zbatimit të politikës "Një vend, dy sisteme" dhe Ligjit Themelor të Hong-Kongut, do të hartojë plane për zhvillimin e ardhshëm e për të shtuar forcën konkurruese të Hong-Kongut, dhe do t'i kushtojë vëmendje të madhe përmirësimit të jetesës së banorëve e zhvillimit të gjendjes ekonomiko-financiare në botë.

Kryeekzekutivja e Hong-Kongut Carrie Lam nga ana e saj shprehu falënderime për emërimin dhe përkrahjen për Hong- Kongun nga qeveria qendrore. Ajo tha se do të zbatojë plotësisht detyrat e saj dhe do të punojë për të justifikuar besimin e qeverisë qendrore dhe të qytetarëve hongkongas. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore