Presidenti Xi Jinping fillon vizitën në ShBA

2017-04-07 09:57:12 CRI Komenti juaj Printoni

 

 

Presidenti i Kinës Xi Jinping mbërriti në Florida të SHBA-së ku do të zhvillojë takimin e parë me homologun amerikan Donald Trump në "Mar-a-Lago", njoftoi më 6 prill agjencia kineze e lajmeve "Xinhua".

Në orën 13 e 50 minuta me orën lokale, avioni i posaçëm i presidentit Xi Jinping mbërriti në aeroportin ndërkombëtar West Palm Beach të Floridës.

Xi Jinping dhe bashkëshortja e tij Peng Liyuan u pritën ngrohtësisht nga sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson dhe bashkëshortja e tij. Të pranishëm ishin dhe rojet e nderit të renditur në të dy anët e qilimit të kuq.

Më datat 6 dhe 7 prill, krerët e dy shteteve me ekonomitë më të fuqishme në planet do të shkëmbejnë pikëpamjet mbi marrëdhëniet kino-amerikane si dhe mbi çështje të rëndësishme ndërkombëtare dhe rajonale me interes të përbashkët. Ky do të jetë takimi i parë mes tyre që pas marrjes së pushtetit nga Trump në janar.

Vizita e Xi-së në SHBA shoqërohet me anëtarët Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PK të Kinës Wang Huning, Wang Yang, Li Zhanshu, Yan Jiechi etj.

I pranishëm në aeroport për mirëseardhjen e presidentit Xi ishte dhe ambasadori kinez në SHBA, Cui Tiankai.

Xi Jinping mbërriti në SHBA pasi përfundimit të vizitës shtetërore në Finlandë. (Du) 

Mrekulli
Lajmet Kryesore