Instituti Konfuci i Universitetit të Helsinkit nxit mësimdhënien e gjuhës kineze

2017-04-05 17:08:29 CRI Komenti juaj Printoni

Instituti Konfuci i Universitetit të Helsinkit të Finlandës i krijuar në vitin 2007 është një institucion akademik e arsimor me bashkëpunimin e dy palëve, asaj kineze e finlandeze. Ky institut përgjigjet për nxitjen e mësimdhënies së gjuhës kineze, përhapjen e kulturës kineze dhe zhvillimin e studimeve mbi Kinën bashkëkohore. Me thellimin e pandërprerë të shkëmbimeve kino-finlandeze në të gjitha fushat, më shumë finlandezë vijnë këtu për të mësuar gjuhën kineze e kulturën kineze.

Instituti Konfuci i Universitetit të Helsinkit është i vetmi institut Konfuci në Finlandë. Instituti ka përgatitur një sërë kursesh të gjuhës e të kulturës kineze nga niveli primar deri në nivelin e lartë, shumica e kurseve janë pranuar në sistemin e krediteve të universitetit.

Dekania e palës kineze e Institutit Konfuci, Chen Yuwen, u shpreh:

"Gjatë 10 vjetëve, kemi nxitur mësimdhënien e gjuhës kineze, përhapjen e kulturës dhe shkëmbimet në këtë fushë midis Kinës e Finlandës. Veçanërisht brenda gjatë vitit të fundit, janë shtuar mbi 100 studentë në institut dhe numri i përgjithshëm i tyre ka arritur në mbi 300. Krahas studentëve, në institut vijnë edhe plot të tjerë të interesuar për të mësuar gjuhën e kulturën kineze. Disa prej tyre mësojnë për të plotësuar nevojën në punë, të tjerët mësojnë për shkak të pëlqimit të kulturës kineze."

Njëkohësisht Instituti Konfuci i Universitetit të Helsinkit jep informacione lidhur me Kinën duke nxitur studimet e shkëmbimet akademike midis Finlandës, Kinës dhe vendeve të tjera.

Duke folur për vizitën shtetërore të presidentit Xi Jinping, Chen Yuwen thotë se do të nxitet më tej dëshira dhe entuziazmi për zhvillimin e shkëmbimeve me Kinën:

"Jam e bindur se vizita e kësajhershme e kryetarit Xi Jinping në Finlandë do të lëshojë një sinjal për forcimin e shkëmbimeve midis dy vendeve. Shumë finlandezë kanë dëshirë të shtojnë shkëmbimet me Kinën, kjo vizitë do të forcojë besimin e tyre në këtë fushë." (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore