Irani do të blejë 60 avionë nga "Boeing"

2017-04-05 10:43:48 CRI Komenti juaj Printoni
Pas një viti negociatash, kompania amerikane "Boeing" nënshkroi të martën me kompaninë ajrore iraniane "Aseman Airlines" marrëveshjen për shitjen e 60 avionëve.

Sipas "Memorandumit të mirëkuptimit" mes dy kompanive, "Boeing" do t'ia dorëzojë avionët kompanisë "Aseman Airlines" duke filluar nga viti 2019. "Boeing" tha se marrëveshja u negociua me autorizimin e autoriteteve amerikane, por përsëri duhet të miratohet nga qeveria e ShBA-së.

Më parë, Irani ka nënshkruar një tjetër marrëveshje me "Boeing" për blerjen e 80 avionëve, si dhe për blerjen e 100 avionëve me kompaninë europiane "Airbus". (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore