Franca, Gjermania e Rusia diskutojnë forcimin e bashkëpunimit kundër terrorizmit

2017-04-05 10:42:59 CRI Komenti juaj Printoni
Presidenti francez François Hollande, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti rus Vladimir Putin zhvilluan të martën një bisedë telefonike, bën të ditur në një komunikatë të saj po atë ditë Presidenca franceze. Të tre udhëheqësit ranë dakord për të forcuar bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit, veçanërisht lidhur me shkëmbimin e informacionit, pas shpërthimit në metronë e Shën-Petërburgut.

Komunikata njofton se Hollande, Merkel dhe Putin diskutuan gjithashtu lidhur me krizën në Ukrainë.

Të hënën në metronë e Shën-Petërburgut ndodhi një shpërthim, duke vrarë 14 veta dhe duke plagosur 49 të tjerë.

Rusia e cilësoi këtë incident si një sulm terrorist.

Mrekulli
Lajmet Kryesore