Firma kineze BYD hap fabrikën e autobusëve elektrikë në Hungari

2017-04-05 10:40:56 CRI Komenti juaj Printoni

Prodhuesi kinez automjeteve BYD ka hapur fabrikën e parë europiane të autobusëve elektrikë në qytetin verior hungarez Komarom.

BYD planifikon të investojë rreth 21 milion dollarë në këtë projekt deri në vitin 2018.

Fabrika pritet të prodhojë rreth 400 autobusë elektrikë çdo vit.

Të dhënat zyrtare tregojnë se investimet e Kinës në Hungari kanë arritur në 4.1 miliardë dollarë, duke përfshirë industrinë kimike, financat, komunikimin, logjistikën dhe industrinë e automobilave. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore