Komuniteti Ndërkombëtar denoncon shpërthimin në Shën Petërburg

2017-04-05 10:29:11 CRI Komenti juaj Printoni

Këshilli i Sigurimit i OKB-së, ShBA-ja dhe BE-ja dënuan ashpër sulmin terrorist në Shën Petërburg të Rusisë.

Këshilli i Sigurimit denoncoi me tone më të ashpër sulmin dhe shprehu keqardhje e ngushëllime të sinqerta për familjet e viktimave, qeverinë dhe popullin rus.

"Terrorizmi i çdo forme është një nga kërcënimet më të rënda ndaj paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Duhet medoemos të arrestohen sulmuesit, organizatorët dhe ata që financuan sulmin terrorist," theksoi Këshilli i Sigurimit në një deklaratë.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Sean Spicer shprehu keqardhje të thellë për të afërmit e viktimave. Ai theksoi se ShBA-ja është e gatshme të ofrojë ndihmë për hetimin.

Drejtoria e Operacionit të Jashtëm e BE-së denoncoi nëpërmjet një deklarate shpërthimin, duke shprehur keqardhje dhe ngushëllime për të afërmit e viktimave dhe popullin rus.

"Shpresojmë që të plagosurit të shërohen sa më parë, ndërsa theksojmë se Bashkimi Europian i dënon ashpër të gjitha veprimet e dhunshme," thuhet në deklaratën e Bashkimit Europian. (Jiang Lei/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore