Kompania kineze po prodhon trenat e rinj të metrosë së Bostonit

2017-04-05 09:43:41 CRI Komenti juaj Printoni

Kompania shtetërore kineze e trenave CRRC prezantoi modelin e trenave të rinj të prodhuar për sistemin e metrosë së Bostonit.

Përveç sistemeve të sigurisë dhe të komunikimit, trenat e rinj do të kenë kapacitet më të madh pasagjerësh dhe dyer më të gjera.

Ndërkohë, një platformë e pjerrët, e kontrolluar nga operatorët e trenit, mund të vendoset për përdorim për pasagjerët që lëvizin me karrige me rrota.

CRRC është aktualisht duke prodhuar mbi 400 trena të rinj për dy linjat e metrosë në Boston, ndërkohë që trenat e vjetër janë në funksion prej mbi 40 vjetësh.

Të gjithë trenat do të vihen në përdorim brenda dy vjetësh. Marrëveshja për metronë e Bostonit u nënshkrua në vitin 2014 me vlerë prej të paktën 560 milionë dollarë amerikanë.

Bostoni ka sistemin më të vjetër të metrosë në ShBA. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore