Ushtria siriane mohon sulmin me armë kimike në Idlib

2017-04-05 09:04:14 CRI Komenti juaj Printoni

Ushtria siriane mohoi kryerjen e një sulmi të dyshuar kimik në një zonë të mbajtur nën kontroll nga rebelët në veriperëndim të vendit.

Reagimi erdhi pasi opozita siriane akuzoi forcat ajrore të vendit për sulmin me gaz helmues kundër Khan Sheikhoun, i cili la 58 të vdekur, kryesisht civilë.

I dërguari i posaçëm i OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura, tha se sulmi besohet të jetë kryer me lëndë kimike nga ajri, ndërsa bëri thirrje për ndarjen e qartë të përgjegjësisë dhe llogaridhënies.

"Ne do të nxitim të gjithë ata që kanë mundësitë teknike prë të zbuluar se çfarë ndodhi. Për shembull Organizata e Ndalimit të Armëve Kimike është e aftë të përcaktojë me përpikëri atë që ka ndodhur. Deri tani dimë që ishte një tmerr i vërtetë me pasoja për viktimat. Fotografitë dhe videot që kanë qarkulluar flasim qatë."

Ambasadorja e ShBA-së Nikki Haley, e cila mban kryesinë e radhës të Këshillit të Sigurimit, thirri për një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar sulmin e dyshuar kimik.

"Të gjithë i kemi ndjekur njoftimet e sulmit të tmerrshëm me armë kimike në Siri. Unë do të doja të informoja këshillin se presidenca synon të thërrasë një takim të hapur informues nesër në orën 10:00 (1400 GMT) për të diskutuar sulmin. Do të lëvizim konferencën dhe konsultimet për Kolumbinë në pasdite kështu që mund të mbajmë këtë takim urgjent duke shpresuar se do të marrim sa më shumë informacion mbi sulmin sirian."

Këshilli i Sigurimit e ka dënuar sulmin, duke nënvizuar se përdorimi i armëve kimike paraqet një kërcënim ndaj paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore