Metroja e Shën-Petërburgut nis funksionimin e plotë pas shpërthimit

2017-04-05 09:04:14 CRI Komenti juaj Printoni

Metroja e Shën-Petërburgut ka rifilluar plotësisht nga funksionimi pas shpërthimit të së hënës pasdite, që shkaktoi 14 të vdekur dhe më shumë se 50 të plagosur.

Një bombë e dytë u çaktivizua më vonë në një tjetër stacion të metrosë.

Rusia e ka cilësuar shpërthimin si sulm terrorist.

Shërbimet kirgize të sigurisë kanë thënë se autori mund të jetë një shtetas 23-vjeçar rus i lindur në Kirgizistan.

Megjithatë, deri tani asnjë grup nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin.

Sajjan Gohel (Saxhan Gohel), një ekspert sigurie në Fondacionin e Azi-Paqësorit me qendër në Kanada, mendon:

"Ky (sulm) sigurisht ka shenjat dalluese të një grupi terrorist ndërkombëtar. Nuk ka dyshim se mund të jetë bërë nga grupe si ISIS ose Jabhat Fateh Al-Sham, që është një ish-degë e 'Al-Kaeda'-s. Të dy grupet kanë pasur në shënjestër Rusinë në të kaluarën. Ata e konsiderojnë Rusinë, në njëfarë mase, një objektiv më të lartë se disa vende perëndimore. Duhet të presim autoritetet ruse për të dalë me më shumë përgjigje përfundimtare."

Mrekulli
Lajmet Kryesore