Presidenti i Egjiptit do të vizitojë Shtëpinë e Bardhë

2017-04-04 09:44:53 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti egjiptian Abdel-Fattah el-Sissi do të vizitojë së shpejti Uashingtonin.

Udhëtimi pritet të rivendosë partneritetin strategjik që Egjipti kishte me Shtetet e Bashkuara për mbi 30 vjet.

Nuk ka asnjë njoftim zyrtar për kërkesat e El-Sissi-s; për Uashingtonin. Por, analistët paralajmërojnë se më e dëshiruar për presidentin egjiptian është vetë vizita në Shtëpinë e Bardhë.

Dr. Atef al-Saadawi, nga Qendra e Studimeve Politike dhe Strategjike Al-Ahram, thotë se lufta kunëdër terrorizimit mund të jetë një subjekt i rëndësishëm.

"Mendoj se temat kryesore në rendin e ditës do të jenë lufta kundër terrorizmit dhe lufta e Egjiptit kundër terrorizmit në veri të Sinait, së bashku me bashkëpunimin e qendrave të inteligjencës të të dy vendeve."

Një tjetër çështje e axhendës është dhe Izraeli.

"Vendimi i presidentit Trump për të zhvendosur ambasadën amerikane në Izrael nga Tel Avivi në Jerusalem mund të shkaktojë siklet të madh për qeverinë egjiptiane dhe cenojë rolin tradicional të Egjiptit si mbështetës i paqes."

Ish-presidenti Barack Obama e mbajti një partner të ngushtë presidentin El-Sisi, por nuk e ftoi asnjëherë në Shtëpinë e Bardhë.

Ndërsa Donald Trump gjatë fushatës së tij presidenciale foli për një "kimi të mirë" mes tyre.

Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë nuk dha hollësi mbi atë që administrata ishte e përgatitur për të bërë për ndihmat ushtarake dhe grupin aktivist Shia, Vëllazëria Myslimane. Por, zyrtari anonim foli për dëshirën e Uashingtonit për të mbajtur një "marrëdhënie të fortë sigurie" me Egjiptin. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore