BE-ja miraton dokumentin strategjik mbi Sirinë

2017-04-04 09:43:20 CRI Komenti juaj Printoni
Në takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së që u zhvillua të hënën në Bruksel, u miratua dokumenti strategjik mbi Sirinë. Në këtë dokument i bëhet thirrje palëve t'i japin fund konfliktit për të mbështetur ndihmën humanitare.

Në deklaratën e publikuar pas takimit, thuhet se konfliktet në Siri kanë ndikime të drejtpërdrejta ndaj BE-së dhe vendet e BE-së ranë dakord që të përsoset korniza strategjike mbi gjendjen në Siri.

Në këtë dokument strategjik vihet në dukje se synimi i BE-së mbi Siri përfshin realizimin e paqes përmes kalimit politik, ndihma efikase humanitare, mbështetje ligjore në periudhën kalimtare, mbështetje për rindërtimin e vendit, etj. (Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore