Gati për publikun APP-të e reja të Radios së Jashtme të Kinës

2017-03-31 15:55:19 CRI Komenti juaj Printoni

Tre aplikacione të reja për telefonat e mençur (stmartphone) dhe pajisjet tablet të Radios së Jashtme të Kinës, përkatësisht ChinaNews, ChinaRadio dhe ChinaTV u hapën zyrtarisht për përdoruesit. Këto tre aplikacione ofrojnë shërbime në gjuhë të ndryshme. Nëpërmjet këtyre, përdoruesit globalë mund të njohin më mirë Kinën dhe botën. Publikimi i APP-ve të serisë "China", simbolizon fazën e re të integrimit të mediave të Radios së Jashtme të Kinës (CRI).

CRI-a u formua në dhjetor të vitit 1941 dhe tani po transmeton në 65 gjuhë. Ajo është transmetuesja ndërkombëtare me më shumë gjuhë të huaja. Vitet e fundit, CRI-a është fokusuar te "integrimi dhe zhvillimi i të gjithë mediave", duke realizuar ndryshimin nga transmetimet e jashtme me valë tek transmetimet ndërkombëtare multimedia.

Për të zbatuar udhëzimet e sekretarit të përgjithshëm të PKK-së, Xi Jinping, për bashkimin e përmbajtjes së mediave tradicionale dhe mediave të reja dhe nxitjen e zhvillimit të një platforme të integruar, sipas strategjisë së qeverisë qendrore, Radio e Jashtme e Kinës (CRI), ka bërë studime mbi gjendjen ndërkombëtare të zhvillimit të sektorit të mediave dhe realizoi bashkimin e burimeve të saj në shumë gjuhë dhe nxiti mënyrë të integruar zhvillimin e mediave me APP-të në qendër.

Këtë herë, APP-të e serisë "China" do të bazohen në burimet shumëgjuhëshe të CRI-së me synim realizimin e komunikacionit ndërkombëtar të bazuar në teknologjinë e "internetit në lëvizje".

Aplikacioni shumëgjuhësh i lajmeve ChinaNews, duke mbledhur lajmet e Radios së Jashtme të Kinës, në formën e multimedias (me fotografi, shkrime dhe video) dhe do të postojë lajmet kryesore nga brenda dhe jashtë Kinës. Lajmet kryesore të përgatitur me profesionalizëm do të përcjellin zërin e Kinës, duke e bërë këtë aplikacion një dritare për përdoruesit globalë.

Aplikacioni ChinaRadio, me materiale me zë dhe figurë, do t'i mbledhë ato nga programet e shumta multimedia dhe do t'i bashkojë në një APP të vetëm. Ky APP do t'u ofrojë përdoruesve brenda e jashtë Kinës edhe transmetime të drejtpërdrejta (live) të programeve të radios ose të televizionit, duke përshirë lajmet, muzikën, argëtimin dhe studimin e gjuhëve.

ChinaTV, do të mbledhë materiale në disa gjuhë nga mediat që bashkëpunojnë me Radion e Jashtme të Kinës, dhe do t'u përcjellë përdoruesve globalë informacione ndërkombëtare me video dhe transmetime të drejtpërdrejta (live). Programet do t'i grumbullojë nga mbi 300 televizioneve të vendit, duke përfshirë filmat dokumentarë, programet në gjuhë të ndryshme dhe do të transmetojë kulturën kineze te përdoruesit jashtë vendit.

Si t'i shkarkoni APP-të e serisë "China":

Skano barkodin e mëposhtëm

 

ChinaNews

ChinaRadio

ChinaTV

Mrekulli
Lajmet Kryesore