Tiranë: Zv.ministri i Jashtëm shqiptar takon ambasadoren kineze

2017-03-29 11:11:44 CRI Komenti juaj Printoni

Zv.ministri i Jashtëm i Shqipërisë Halil Hyseni u takua në martën në Tiranë me ambasadoren kineze në Shqipëri Jiang Yu. Të dy palët shkëmbyen mendime lidhur me nxitjen e marrëdhënieve kino-shqiptare dhe forcimin e bashkëpunimit në kuadër shumëpalësh e ndërkombëtar. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe atasheu politik i ambasadës kineze Bai Yunbin etj.

Z. Halil Hyseni i vlerësoi lart marrëdhëniet shqiptaro-kineze dhe nivelin e bashkëpunimit mes të dy vendeve në fusha të ndryshme. Ai theksoi se, megjithëse të dy vendet kanë kushte të ndryshme, ata e respektojnë dhe e mirëkuptojnë njëri-tjetrin. Vitet e fundit, me përpjekjet e përbashkëta dypalëshe, marrëdhëniet shqiptaro-kineze kanë ardhur vazhdimisht duke u forcuar dhe është shtuar bashkëpunimi në fushat politike, ekonomiko-tregtare, humanitare etj.

Shqipëria është e gatshme të marrë pjesë aktivisht në nismën "Një Brez dhe Një Rrugë" dhe në mekanizmin e "Bashkëpunimit 16+1", për arritjen e përfitimeve të ndërsjella.

Ambasadorja e Kinës Jiang Yu u shpreh nga ana e saj se pala kineze i vlerëson lart arritjet e Shqipërisë në procesin e reformës dhe të ndërtimit të shtetit ligjor dhe shpreson se pala shqiptare do të vazhdojë të luajë rolin e vet pozitiv në çështjet ndërkombëtare e rajonale. Miqësia tradicionale kino-shqiptare ka shfaqur gjallëri të re në periudhën e re, theksoi znj. Jiang, duke shtuar se Kina dhe Shqipëria duhet t'i kushtojnë vëmendje të madhe bashkëpunimit në kuadër dypalësh dhe shumëpalësh. Të dyja palët duhet të zbatojnë orientimet dhe konsesusin e arritur gjatë shkëmbimeve të liderëve të të dy vendeve, duke zgjeruar bashkëpunimin dhe duke u sjellë më shumë përfitime të dy popujve, u shpreh përfaqësuesja e Kinës në Shqipëri Jiang Yu. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore