Kina kërkon garantimin e sigurisë së shtetasve kinezë në Francë

2017-03-29 10:59:32 CRI Komenti juaj Printoni

Ambasada kineze në Francë njoftoi të martën se së bashku me Ministrinë e Jashtme po ndjekin me vëmendje zhvillimet pas vdekjes së një qytetari kinez në Paris, ndërsa kërkoi nga pala franceze të marrë masa efikase për të garantuar sigurinë e qytetarëve kinezë dhe të drejtat e ligjshme të tyre.

Ambasada kineze në Francë në të njëjtën ditë njoftoi në uebsajtin e saj se i kërkoi Ministrisë së Brendshme franceze të gjejë sa më shpejt të vërtetën e incidentit, duke dhënë një shpjegim të drejtë dhe të arsyeshëm për këtë.

Franca ka premtuar që të gjejë sa më shpejt të vërtetën dhe u bëri thirrje shtetasve kinezë që jetojnë në Francë të ruajnë qetësinë.

Ambasada kineze bëri të ditur gjithashtu se së bashku me Ministrinë e Jashtme, do të ndjekin zhvillimin e hetimeve dhe do të vazhdojnë të ofrojnë ndihmë. (Jiang Lei/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore