Kina, thirrje Australisë të përshpejtojë ratifikimin e marrëveshjes së ekstradimit

2017-03-29 10:34:03 CRI Komenti juaj Printoni

Kina shpreson se Australia do të ratifikojë një traktat dypalësh ekstradimi pasi vendimit të Kanberras për shfuqizimin e planit për nxitjen e ratifikimit të marrëveshjes.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës Hua Chunying foli për këtë në konferencën e shtypit në Pekin.

"Jemi të mendimit se shpejtimi i fuqizimit të traktatit të ekstradimit Kinë-Australi do të mundësojë që dy vendet të luftojnë së bashku kundër krimeve ndërkufitare, do të jetë e vlefshme për të nxitur zbatimin e ligjit dhe bashkëpunimin gjyqësor mes dy vendeve si dhe është në përputhje me interesat e përbashkëta të Kinës dhe Australisë. Ne shpresojmë se Australia do t'i shohi marrëdhëniet dypalëshe nga një kënd më i gjerë dhe do të vazhdojë të nxisë procesin përkatës për zbatimin sa më parë të traktatit."

Ministrja e Jashtme e Australisë Julie Bishop tha se ministrat e lartë vendosën të martën mosvazhdimin e procesit të traktatit pas deklaratave të Partisë opozitare të Punës se do ta bllokonte atë në Senat.

Traktati u nënshkrua në vitin 2007.

(Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore